Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka qenë mjaft i angazhuar këtë verë me prurje muzikore dhe koncerte.
Së fundmi, ai ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë një projekt të ri muzikor, që me gjasë do të jetë një këngë e zhanrit baladë.
Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes disa fotografive të publikuar në rrjetet sociale.
Në një nga imazhet e fundit të publikuar në InstaStory, Blero jep edhe një mesazh për të gjithë ata që merren me muzikë.
“Nëse kënga nuk ka shpirt brenda…atëherë ti je duke i ofenduar instrumentet”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe “Bingo” mban titullin kënga e tij më e fundit, e cila është pritur shumë mirë nga fansat.
Dueti me Fatlume Popovcin, kënga “Plaga ime” është gjithashtu një prej prurjeve muzikore të këngëtarit këtë vit, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/