Telegrafi

Blero i nervozuar me situatën e krijuar nga politikanët: Nuk iu ka mbetur as edhe një pikë fytyre

Foto: Blero/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka shprehur së fundmi revoltën e tij lidhur me situatën politike në vend.

Ai ka kritikuar luhatjet e Qeverisë së Kosovës, të cilat po ndodhin në momentin më të papërshtatshëm – atëherë kur vendi por edhe gjithë bota po përballen me pandeminë globale COVID-19.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, këngëtari shprehet i zhgënjyer me politikanët duke i quajtur egoistë pas kësaj situate të krijuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Jeni bërë ju politikanët krejt llama llama refren të njëjtë keni! Inati, egoizmi, krenaria, budallakia, patetizmi, injoranca. A keni pak fytyrë e shpirt në këtë kohë, a nuk iu ka mbetur asnjë pikë. Kam pa çka kam pa, veç kështu si ju s’kam pa. E harruat virusin, e folni kush kujt, turp! O Adem, çohu pash Zotin, e kqyr për çka ke sakrifiku”, ka shkruar Blero në InstaStory.

Foto: Blero/InstaStory

Ashtu si shumë kolegë të tij, edhe këngëtari Muharremi këto ditë po i kalon në karantinim për shkak të rrezikut të përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/