Këngëtari Blero Muharremi ka qenë mjaft i përfolur javëve të fundit për sa i përket jetës private.
U tha se ai u nda edhe nga bashkëshortja e tij e dytë, Afrona Dika, dhe se aktualisht i njëjti është larguar për në Zvicër.
Telegrafi ka mësuar nga burime pranë këngëtarit, se vizita e tij nuk ka qenë për arsye private, por për punë.
Ai ka realizuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me një këngëtar të huaj, i cili pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere në tregun vendor.
Këto ditë, Blero ka qenë i angazhuar edhe me realizimet e klipit, gjersa është bërë e ditur se data e lansimit të projektit është vendosur të jetë 3 qershori.
Blero ndër vite është i njohur për këngët e shumta verore, të cilat janë pritur gjithmonë mirë nga publiku. /Telegrafi/