Telegrafi

Blero në përgatitje për xhirimet e klipit të ri

Blero (Foto: Instagram/bleromuharremi)

Blero Muharremi është njëri nga këngëtarët e estradës shqiptare që pëlqehet në masë të madhe.

Ai gjithmonë sjell projekte të veçanta, të cilat pëlqehen në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së tij.

Po ashtu, edhe jeta e tij personale është mjaft e komentuar në faqet rozë, ku ndonjëherë hidhen edhe spekulime të ndryshme.

(Foto: Instastory)

Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, Blero ka bërë të ditur se është në përgatitje të klipit të ri.

I shfaqur para një kamere, këngëtari shqiptar është shfaqur me poza të ndryshme, ndërsa për të gjithë këtë punë është përkujdesur Imagine Films.

Ndërkaq, “Lambo” titullohet projekti i fundit nga ai, që erdhi në bashkëpunim me artistin L3O. /Telegrafi/