Site icon Telegrafi

Blero mohon se ka kërcënuar Dafinën

Këngëtarja Dafina Dauti sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Sekreti i 9”, këngë kjo, e cila u bë mollë sherri mes saj dhe këngëtarit Blero.

Ditë më parë në median rozë u raportua se këngëtari Blero Muharremi ka kërcënuar Dafinën Dautin, pasi kjo e fundit nuk e ka përmendur në videoklip kompaninë e tij “Elephant” ku është realizuar kënga, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre i pari i kësaj kompanie muzikore ka kërkuar nga këngëtarja të ceket emri i kompanisë së tij ose në të kundërtën kënga do t’i bllokohet në kanalin “Youtube”.

Mirëpo kjo del të mos jetë e vërtetë, pasi këngëtari për RTV Dukagjinin ka mohuar të ketë kërcënuar Dafinën duke thënë se nuk ka nevojë ta bëjë një gjë të tillë.

Ndryshe Blero momentalisht është duke punuar rreth projektit të tij të ri, i cili do të publikohet së shpejti./Telegrafi/

Exit mobile version