“Bingo” mban titullin kënga më e re e Bleros, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Vet kantautori është producent ekzekutiv i projektit, ndërsa kënga është prodhim i CekicBeatz.
Për muzikën dhe tekstin, krahas Bleros, janë kujdesur edhe Lorik Zhuja, Egzon Surkishi dhe Astrit Stafai.
Miksimin dhe masterizimin e ka bërë Johan Bjerholm, ndërsa videoklipin e ka xhiruar produksioni XL Films.
“Plaga ime” është një prej projekteve më të fundit të Bleros që është pritur shumë mirë nga fansat e tij.
Është fjala për bashkëpunimin me këngëtaren Fatlume Popovci në baladën mjaft të suksesshme.
Videoja muzikore e këngës “Plaga ime” është shikuar mbi pesë milionë herë në YouTube. /Telegrafi/