Telegrafi

Blero lanson këngën e re “Harrova”

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, sapo ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Harrova” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artisti po ashtu vjen me një paraqitje mjaft atraktive duke iu përshtatur tejet shumë tematikës që trajton.

Blero (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar Bes Buzuku, gjersa muzikën po ashtu e ka realizuar i njëjti në bashkëpunim me Bleron.

Lexo po ashtu Blero paralajmëron këngën e re

Edhe për orkestrimin është përkujdesur Bes Buzuku, kurse producent ekzekutiv është vet këngëtari Muharremi.

Projektin tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të ‘Onima’ në YouTube, i cili besohet se do të pritet shumë mirë edhe nga publiku.

Përkundër viteve në skenë, Blero vazhdon të jetë shumë i pëlqyer për prurjet e tij muzikore. /Telegrafi/