Telegrafi

Blero lanson këngën e parë nga projekti “6 copë jetë”

Blero në klipin e këngës “6 cope jetë” (Foto: Screenshot/YouTube/BleroOfficial)

Blero Muharremi e ka lansuar projektin më të ri muzikor. Kënga e titulluar “6 copë jetë” është publikuar me videoklip.

Fissi dhe Doni janë etiketuar si dy përgjegjësit për muzikën dhe tekstin e kësaj kënge, e cila është koproduksion i Slickyt.

Prygo (nga RoyalMusicGroup) e ka bërë miksimin dhe pasterizimin e këngës së re të Bleros.

Kantautori i njohur ka paralajmëruar se duke filluar nga sot (14 korrik) do t’i lansojë gjashtë këngë, nga një secilin ditë në vazhdim.

Pra, me 14,15,16,17,18 dhe 19 korrik (për ditëlindjen e tij) do të vijën “6 copë jetë” nga Blero. /Telegrafi/