Gjatë ditës së sotme (e martë) artistë të shumtë kanë kujtuar legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokkrin.
Njëri prej tyre ishte Blero Muharremi, i cili ka ndarë një fotografi të të ndjerit, ndërsa ka ndarë një mesazh për të.
Një dedikim të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ka theksuar se një figurë e tillë i mungon të gjithëve.
“Dy vite pa ty legjendë. Të gjithë të kemi në zemër. Na mungon shumë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkaq, përmes një manifestimi nga Ministria e e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është publikuar buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit.
Më parë gjatë kësaj dite, edhe këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu ka kujtuar legjendën përmes një imazhi ku shiheshin së bashku vite më parë./Telegrafi/