Këngëtari Blero që kur u bë pjesë e shtëpisë së famshme të Big Brother VIP Kosova 2 është kthyer ndër personazhet më të komentuara në media rozë.
Ai tashmë ka krijuar raporte të afërta me disa prej banorëve të shtëpisë dhe në mesin e tyre edhe me tiktokerin, Azem Gagica.
Azemi gjatë ‘Prime’ të së hënës shprehu pëlqimin e tij për banoren nga Shkodra, Alba Vukaj, e cila tha se aktualisht për të ka respekt vetëm si një shok dhe se nuk e sheh me një sy tjetër.
Për këtë, Blero së fundmi në një diskutim me Azemin e ka këshilluar atë se si duhet të sillet në raport me Albën.
“Ti nuk po e din ku je, njëkohësisht ajo po e mban timonin, s’po të jep shenja as andej as këndej. Një femër kur të don me e vërejte një mashkull që po e do, ajo sigurohet që ti me e vënë re”, i ka thënë Blero, Azemit.
Tutje, autori i “Fotografia” ka marr shembull edhe lidhjen e tij të re, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar ende.
“Unë jam në lidhje qe një vit e diçka, nëse don publiku edhe Zot do të qëndrojë këtu tre muaj, a e din për çka vuaj unë çdo ditë ‘çka nëse femra ime thjesht përton të më pres më?’, por ajo moralin dhe edukatën e ka top, nëse rri unë këtu tetë vite dhe kur dal do të jetë aty do të jetë për mua, sepse është për mua”, tha këngëtari.
Ndërkohë, theksojmë që nuk ka munguar përkrahja e partneres për Bleron përmes postimeve të ndryshme që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, për të treguar se po e ndjek vazhdimisht rrugëtimin e tij dhe se po e pret jashtë. /Telegrafi/