Site icon Telegrafi

Blero: Jam 45 vjeç, por me të dashurën time duhemi si në filma

Këngëtari i njohur, Blero që kur ka nisur rrugëtimin e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova është kthyer në një prej personazheve më të komentuara.

Gjatë kësaj periudhe, autori i “Fotografia”, i cili muaj para hyrjes në BBVK ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë, në shumë raste ka folur për partneren e tij.

Ai ka vazhduar të shpreh dashurinë për të edhe në një diskutim të fundit me banorët, teksa po qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Blero e ka përshkruar dashurinë e tyre si ‘në filma’ duke thënë se për të nuk ekziston askush tjetër përveç saj.

Lexo po ashtu "Ti je pulë", përplasen ashpër Santiana dhe Kaderi

“Unë me të dashurën time kam me të vërtetë dashuri të filmave, 45-vjeç jam dhe e dashuroj aq shumë, nuk është normal, asgjë nuk krahasohet me të, as afër nuk i vjen, nuk e shoh askënd përveç saj”, ka thënë Blero mes tjerash.

Theksojmë që për dallim nga dy martesat paraprake që ishin mjaft publike, Blero këtë herë ka vendosur që të dashurën e re të mbaj larg vëmendjes duke mos zbuluar identitetin e saj.

Por, përkrahja e saj për këngëtarin nuk ka munguar përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale. /Telegrafi/


Exit mobile version