Site icon Telegrafi

Blero i irrituar nga politika, thotë se nuk do ta njekë fare fushatën parazgjedhore

Foto: Blero/Instagram

Më datë 14 shkurt në Kosovë janë parashikuar të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndonëse fushata zgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, duket se disa njerëz kanë filluar t’i shmangen që tani ndjekjes së fushatës dhe debateve politike.

Një ndër ta është këngëtari i njohur Blero, i cili revoltën e tij e tregoi përmes një shkrimi në InstaStory.

Ai bëri të ditur se deri më datë 15 shkurt, të vetmet gjëra që do të shikojë janë kanalet muzikore dhe ato sportive.

“08.01.2021 deri 15.02.2021 në televizorin tim, vetëm MTV dhe SuperSport. Asgjë tjetër sepse krejt janë rren!”, shkroi ai.

Foto: Blero/InstaStory

Përndryshe këngëtari këto ditë ka qëndruar në Zvicër pranë bashkëshortes së tij, Afrona Dika.

Ai madje ka bërë të ditur se gjatë këtij viti mendon të shpërngulet përgjithmonë për të jetuar në shtetin helvetik. /Telegrafi/

Exit mobile version