Telegrafi

Blero ia qëlloi “Bingo” me projektin e fundit

Këngëtari i njohur Blero, këtë verë prezantoi për fansat projektin e tij muzikor të titulluar “Bingo”.

Kjo këngë melankolike, e punuar nga vet këngëtari, u prit mjaft mirë nga fansat e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Vet këngëtari kishte deklaruar se këtë këngë ia kushton të fejuarës së tij, Afronës.

Ndërkohë, pas suksesit që pati me këngën, Blero ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të merituara pushimi.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka treguar së fundmi se është duke shijuar disa pushime të mira me të voglën e tij, Tarën.

Në muajt në vazhdim, ai pritet që të sjellë për fansat sërish një projekt të ri muzikor.

Ndërkohë, ai do të jetë mjaft prezentë edhe në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/