Blero Muharremi është gati për derbin e madh të Barcelonës sonte ndaj Juventusit.
Klubi katalanas zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme sonte ndaj Juventusit.
Bianconerët presin në shtëpi klubin nga kampionati spanjoll dhe këngëtari është i entuziazmuar për këtë duel.
Ai në palestër ka bartuar fanellën e Barcelonës, duke shfaqur përkrahjen për klubin e tij të preferuar.
Blero shumë herë ka shikuar ndeshjet e Barcelonës në Camp Nou.
Por, në humbjet e klubit ai është tallur nga tifozët e Real Madridit në rrjetet sociale, pasi ai shpesh ka kritikuar edhe yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Ndryshe Blero ditë më parë publikoi duetin me Kole Oroshin të titulluar “Një ditë”.
/Telegrafi/