Blero dhe Afrona janë një ndër çiftet më të përfolura të estradës.
Gjatë intervistës në emisionin 21 Gradë të RTV 21 këngëtari i mirënjohur Blero ka folur rreth kësaj teme.
Kur u pyet për datën e martesës pasi fansat janë në pritje të saj, këngëtari me shaka u përgjigj që edhe ai është në pritje të datës për martesë.
Blero rikujtoi kohën e para dy viteve kur në RTV21 ai kishte ndarë puthjen e parë me Afronën para kamerave.
Blero bëri të ditur se lidhja e tyre është shumë mirë, Afrona jeton dhe punon në Zvicër, duke bërë që lidhja e tyre të mbetet në distancë.
Këngëtari pret që koha t’i sjellë të gjitha, pasi lidhja vazhdon me një komunikim e mirëkuptim shumë të mirë.
Ai pret që një ditë Afrona të kthehet në Kosovë e të ndodhin edhe martesa e bashkëjetesa. /Telegrafi/