Site icon Telegrafi

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti – edhe burrat qajnë

Afrona Dika ka ftuar së fundmi në ‘podcast’-in e saj “The Talk” ish-partnerin, Blero Muharremi.

Ata janë takuar me njëri-tjetrin pas dy vitesh, teksa kanë biseduar për martesën dhe për atë se përse nuk funksionoi.

Në një intervistë për ATV, këngëtari shqiptar zbuloi se si erdhi deri te takimi i dyshes.

Foto: Screenshot/YouTube

“E kam parë të arsyeshme me shku edhe me e taku Afronën me bisedu për disa gjëra që nuk janë folur, ne nuk kemi pasur kontakte dy vjet. Edhe Afrona ke dakord për atë takim, kemi fol me ore të tëra për shumë gjëra, në ndërkohë thash si po të ec emisioni tha shumë mirë, i thash a do me ta ndez emisionin, tha pse a ishe ardh a, i thash gjithë, edhe vendosëm që me shku në emision”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu "Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

“Ne i kemi borxh publikut se është folur shumë për ndarjen tonë. Afrona është e ndjeshme edhe kemi kaluar shumë sfida me Afronën, edhe burrat qajnë, edhe kur e pashë atë me lot në sy, më shkoi edhe mua një lot”, theksoi më tej artisti.

Blero dhe Afrona theksojmë se i dhanë fund martesës së tyre rreth dy vjet më parë.

Pas kësaj, Blerimi ka shijuar edhe një lidhje tjetër që i dha fund pak muaj më parë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=UEIgKqxloYI

Exit mobile version