Telegrafi

Blero flet për problemin me Noizyn dhe Mc Kreshën, thotë se kurrë nuk do të bëjë bashkëpunim

Blero e Noizy vite më parë, kishin një përplasje virtuale e cila shkoi deri në fazën e sharjeve e ofendimeve të cilat u bënë publike.

Teksa, tashmë duket se gjërat janë sqaruar.

Blero ka treguar së fundmi një copëz të historisë duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë.

Mirëpo, kjo mosmarrëveshje është sqaruar e madje për “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini, Blero tregoi se raporti i tyre tashmë është korrekt dhe ka komunikim mes dy artistëve.

Sipas tij, kjo kishte ndodhur për shkak të implikimit të një personi të tretë.

Para disa vitesh Blero e Mc Kresha kishin një raport shumë të afërt e sollën bashkëpunime të suksesshme, por për një moment gjithë kjo marrëdhënie u shua.

Artistët shkëputën shoqërinë e po ashtu edhe kolegjialitetin mes tyre.

Por gjërat nuk janë aq të lehta saqë të mund të kalohen, madje Blero u shpreh i prerë për këtë gjë.

I pyetur në “Ky emër për prezantim” nëse ka ndryshuar qëndrimi i Bleros për një duet me Kreshën, Muharremi u shpreh “kurrë”, duke e rin konfirmuar se historia mes tyre mbetet e kaluar dhe nuk mund të ketë një të ardhme.

Ndërsa, mik ishte edhe me Memli Krasniqi, vëllain e Teutës me të cilin kishte debutuar në diskografinë shqiptare.

Por, pavarësisht se më nuk bëjnë pjesë në të njëjtën familje Blero e Memli kanë një miqësi të mirë e madje takohen shpesh.