Këngëtari i njohur, Blero është bërë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ai mes tjera diskutimesh gjatë ditës së sotme nuk ka hezituar që të flas edhe për lidhjen e tij të re.
Ndonëse e mban shumë private, Blero edhe në rrjetet sociale ka treguar më parë se është në një romanca, pa zbuluar identitetin e saj.
Ndërsa, në një bisedë me banoren tjerë, Vesa Vllasaliu ai ka zbuluar se është në lidhje me një prej shoqeve të saj.
Vesa nga ana e saj e ka konfirmuar një gjë të tillë duke thënë se është në dijeni të lidhjes së tyre prej kohësh.
“E keni familjarisht, shkonit ndaras nëpër restorante sepse ajo nuk ka dëshirë të jetë publike, është shumë private nuk dëshiron që as na vajzat ta postojmë, ajo të do edhe do të dojë gjithmonë është shumë vajzë e mirë edhe shumë e bukur”, tha Vesa.
“Jemi bashkë qe një vit e më shumë, ne flasim bashkë për çdo gjë, mbrëmë isha shumë keq, u mërzita për të, ajo është më e mira, është thjeshtë më e mira”, u shpreh Blero për partneren e tij.
Kujtojmë që kjo romancë e autorit të “Fotografia” vjen pas dy martesave të dështuara me Teuta Krasniqin dhe së fundmi me Afrona Dikën. /Telegrafi/