Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, pak ditë më parë publikoi një fotografi nga spitali ku shfaqej duke marrë tretman mjekësor.
Ai tha se muaj më parë ishte i infektuar me COVID-19, ndërsa pasi e kaloi virusin, ai u përball me anginë.
Mirëpo duket se pas një tretmani disa ditor, këngëtari tashmë po ndjehet më mirë dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.
Blero ka falënderuar të gjithë ata që u shqetësuan për shëndetin e tij, duke thënë se tani po ndjehet më i fuqishëm se kurrë dhe mezi pret të publikojë këngën e tij të re.
“Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe gjithë ato mesazhe. Unë fal Zotit jam shëndosh e mirë tash dhe me sukses i kalova të gjitha. Menjëherë u ktheva në punë, mezi pres ju ta shijoni projektin tim të radhës që me aq shumë mund e shpirt e kam punuar me të gjithë njerëzit e mi më të afërt. Nga thellësia e zemrës, ju dua”, ka shkruar këngëtari Muharremi.
Aktualisht, projekti i fundit muzikor që këngëtari ka sjell mbetet kënga “Lambo” në bashkëpunim me L30, e cila u publikua në maj të këtij viti dhe u prit mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qgPEvb3Jf2g&ab_channel=L3oOfficial