Site icon Telegrafi

Blero fiton një fanellë të Zvicrës nga Telegrafi, por në këtë Botëror fitues mund të jeni edhe ju

Portali Telegrafi shquhet për mbulimin e ngjarjeve të mëdha, posaçërisht ato sportive.

Që Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’ të jetë më emocional, redaksia e sportit është duke dhuruar shumë shpërblime për lexuesit tonë besnikë.

Një nga shumë dhuratat janë edhe fanellat e përfaqësuesve pjesëmarrëse në Botëror që dhurohen në baza ditore në faqen e Facebookut, Telegrafi Sport.

Super skuadra e ditës së tetë të ‘Duelit Botëror’ duke mbajtur disa nga fanellat që dhuron Telegrafi Sport në baza ditore

Por, këtë herë në emisionin ‘Dueli Botëror’ në RTV Dukagjini, u dhurua një fanellë për mysafirët.

Të ftuarit Ismet Munishi (trajner/analist), Genta Cana (prezantuese/gazetare), Blero (këngëtar), Kushtrim Sheremeti (aktor) dhe Ylber Bardhi (aktor), u pyetën për vitin e themelimit të portalit Telegrafi.

Blero fitoi një fanellë pa emër dhe numër, por lexuesi fatlum që do të përzgjidhet për ndeshen e së premtes mes Serbisë dhe Zvicër, do ta ketë atë të Granit Xhakës me numrin 10

Pasi përgjigjja e saktë (2006) u dha më shumë se nga një mysafir, me anë të shortit fitoi Blero, i cili bëri të vetën një fanellë të Zvicrës.

Fitues i një fanelle mund të bëhet çdo lexues i Telegafit, mjafton të kërkoni në Facebook faqen e Telegrafi Sport dhe të parashikoni rezultatin e ndeshjes së përzgjedhur nga redaksia e sportit.

Lexo po ashtu iPhoneX, pushim në Stamboll dhe Laptop - parashiko dhe fito, luaje Botërorin me Telegrafin!

Por, kjo nuk është e gjitha. Portali ynë gjithashtu ka organizuar një tjetër lojë të madhe ku në fund të Kampionatit Botëror, ata që kanë mbledhur më së shumti pikë nga parashikimet ditore në rubrikën ‘Rusia 2018’ fitojnë një nga shpërblimet kryesore: iPhoneX, pushim në Stamboll dhe Laptop.

Për t’u bërë pjesë e kësaj loje të madhe klikoni KËTU. /Telegrafi/

https://youtu.be/SPL1rVQIzRc?t=6013

Exit mobile version