Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë më 21 shtator.
Ata u martuan në një nga resortet më luksoze të Shëngjinit, në një dasmë me shumë të ftuar VIP.
Teksa kolegë të shumta nga skena e artit nuk munguan, duket se në dasmë pati edhe fytyra të njohura nga fusha e politikës.
Politikani i njohur kosovar, Daut Haradinaj, është një nga ata, i cili ishte prezent në dasmën e këngëtarit dhe modeles së njohur.
Blero ka publikuar së fundmi në Instagram një video, nga momenti kur Haradinaj po vallëzonte me çiftin, nën ritmet e këngëve popullore, të kënduara nga këngëtari Meda.
“Momente të paharrueshme nga dasma me gjeneral Daut Haradinaj, faleminderit gjeneral”, kanë qenë fjalët e Bleros në mbishkrimin e kësaj videoje.
Pas përfundimit të dasmës, Afrona dhe Blero do të nisin shumë shpejt muajin e tyre të mjaltit në Hawai. /Telegrafi/