Këngëtari i njohur Blero ka treguar se sot (e mërkurë) e ka përkrahur Marokun në ndeshjen ndaj Francës.
I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” ai nuk kurseu lëvdatat për futbollistët marokenë.
“Isha me miqtë te shtëpia ime duke e shikuar, të gjithë ishim tifozë të Marokos. Thojsha me shku Maroku në finale e ka më lehtë Argjentina”, tha ai (sic) duke qeshur fillimisht.
Teksa shtoi se “jam i lumtur me lojën që Maroku e ka krijuar, me të vërtetë ka tregu shpirt dhe ka tregu që është ekip që ka punuar shumë dhe posedimin e topit e patën interesant kundër Francës”.
Përndryshe, Blero njihet si tifoz i Lionel Messit dhe Barcelonës.
Kjo është nata e 25- të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.