Site icon Telegrafi

Blero e Afrona mysafirë të Granit Xhakës (Foto)

Granit Xhaka dhe Leonita lekaj janë një ndër çiftet më të mira të botës së futbollit.

Por, edhe Blerim Muharremi, i njohur si Blero me Afrona Dikën nuk mbesin pas me Xhakajt.

Blero e Afrona për një kohë u përfol se do të ndahen, megjithëse këngëtari i propozoj martesë të dashurës, transmeton Telegrafi.

E këta dy të fundit kanë gjetur kohë të lirë për të vizituar kryeqytetin britanik të Londrës dhe me këtë rast kanë takuar edhe dy miq.

Ata janë shoqëruar pothuajse gjatë gjithë natës prej Granitit dhe Leonitës, me të cilët edhe kanë bërë disa fotografi të çastit dhe i kanë publikuar në llogaritë personale në Instagram.

Ndryshe, Xhaka gjatë fundjavës pritet të luajë kundër Liverpoolit me Arsenalin ndërsa Blero do t’i kthehet punëve dhe angazhimeve muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version