Blero dhe Edona James kanë biseduar gjatë ditës së sotme (e mërkurë) për një kohë të gjatë.
Në një moment, këngëtari shqiptar iu drejtua transgjinores se është inspiruese për historitë e saj që ka shfaqur në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
“Nuk ka send më të mirë se me qenë veç vetja”, u nis ai fillimisht.
Ai tutje shtoi: “Unë mendoj se çfarë treguar këtu brenda si person është inspiruese, seriozisht qysh do që e merr publiku unë mendoj që ti je shembull”.
Banorët ndërkaq e kritikuan mjaft shumë Edonën në paraqitjen e parë që bëri brenda.
Kjo për shkak të historisë, për të cilën publiku tashmë është i njohur shumë vite më parë.
Edona ndryshe jeton dhe vepron në Gjermani dhe momentalisht po pëlqehet për pozitivitetin që po përcjell brenda. /Telegrafi/