Alby the Goat është njëra nga banoret që po merr vëmendje të madhe në Big Brother VIP Kosova 2.
Aktorja e filmave për të rritur është nënë e një vajze katërvjeçare, për të cilën ka folur shpesh gjatë këtij formati.
E njëjta së fundmi bëri një bisedë me Bleron, ku u pyet për shtatzëninë se si ndodhi apo ishte rastësi.
“Ka ndodhur në atë kohë që kam dashur gjithmonë , gjithmonë thosha kur të jam 28 vjeçe do ta kem jetën më rehat. Ditën që e kam kuptuar që jam shtatzënë, kam thënë do ta mbajë çfarëdo që të ndodhi”, u shpreh ajo.
Blero nga ana tjetër i tha se nuk është e lehtë që të jetë nënë beqare, duke e përgëzuar për këtë gjë.
“Je nënë e mrekullueshme”, i tha ai.
Alby mes tjerash tregoi edhe për disa porosi që i ka lënë për ditëlindjen e vajzës. /Telegrafi/