Blero Muharremi dhe Teuta Selimi e kanë lansuar bashkëpunimin e ri muzikor, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kënga është realizim i Prygos nga Royal Music Group, ndërsa tekstin e ka shkruar Fatmir Muja.
Për miksimin dhe masterizimin janë kujdesur Johan Bejerholm dhe Prygo, ndërsa vet Blero është producent ekzekutiv i projektit.
Produksioni XL Films është kujdesur për anën vizuale duke e xhiruar videoklipin e këngës “S’ke jetë”.
Është një baladë që vjen e interpretuar mirë nga dy këngëtarët dhe pritet të pëlqehet nga fansat e tyre.
Bashkëpunimi me Gasson dhe Fissin, “Falja”, ka qenë një prej realizimeve më të fundit të Bleros që ishte lansuar në fillim të muajit shkurt.
Ndërsa Teuta Selimi erdhi solo në dhjetor të vitit të kaluar duke e lansuar videoklipin e këngës “Zemrën fale” që është pëlqyer shumë. /Telegrafi/