Telegrafi

Blero dhe Teuta në dhoma të ndara në Paris (Video)

Çifti i dikurshëm, Blero Muharremi dhe Teuta Krasniqi, së bashku me vajzën e tyre, Tara, tashmë kanë udhëtuar për në Paris.

Shkuarja e përbashkët në Disneyland të kryeqytetit francez për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre, ka qenë temë shumë e përfolur në media.

Emisioni Prive ka përcjellë shkuarjen e tyre drejt Francës dhe është përpjekur që të marrë më shumë detaje rreth këtij udhëtimi.

“Dy dhoma janë, pasi dëshiron detaje…”, ka thënë mes tjerash Teuta.

Aktorja dhe këngëtari janë shprehur të lumtur për këtë udhëtim për faktin se vajza e tyre është e lumtur. /Telegrafi/