Këngëtarët e njohur Blero dhe Mihrije Braha duket se janë përballur në një ngjarje aspak të këndshme ditën e sotme (e shtunë).
Megjithatë buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungon!
Në një fotografi që Blero ka publikuar së fundmi në Instagram, ka treguar se atij dhe Mihrije sot u ka ikur aeroplani për shkak të vonesës, ndërsa kanë mbetur në aeroport.
Dyshja do të niseshin së bashku për një koncert jashtë shtetit, teksa duket se për të mbërritur atje, atyre do t’u duhet të vonohen edhe pak deri sa të sigurojnë biletat në ndonjë aeroplan tjetër.
Ndonëse një situatë të tillë, shumëkush do ta merrte me stres dhe nervozizëm, kjo nuk ndodhi me Bleron dhe Mihrijen, të cilët u shfaqen shumë të lumtur në portretet e tyre në fotografi. /Telegrafi/