Artisti i njohur shqiptar, Blero, ka prezantuar sot (e diel) projektin e ri muzikor.
“T’kam dasht” mban titullin kënga e re, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me artisten Hikmete Ahmetaj.
Projekti është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, ndërsa artistët vijnë me paraqitje atraktive.
Tektin e ka shkruar Chipsi, ky i fundit njëherësh në bashkëpunim me Bleron e kanë realizuar edhe muzikën.
Producent ekzekutiv i këtij projekti po ashtu është vet artisti Muharremaj.
Nga ana tjetër, për videon është përkujdesur fotografi nga Prizreni, Flamur Thaçi.
Besohet që projekti i dyshes do pritet mirë edhe nga publiku e fansat e tyre. /Telegrafi/