Mbrëmë (e martë), Kosova pësoi humbje nga Anglia me rezultat 5- 3, por pavarësisht kësaj tifozët dhe shqiptarët kudo që janë ishin krenarë me performancën e tyre.
Dhe festa siç duket ka vazhduar edhe pas lojës.
Është këngëtari shqiptar, Blero Muharremi – Blero, ai i cili ka ndarë një video në rrjetin social, Instagram, teksa shihet përkrah futbollistit Granit Xhaka.
Në video shihet atmosfera që është krijuar pas lojës dhe dyshja duken mjaft të emocionuar dhe të lumtur pas kësaj ndeshje.
“Vëllai im”, është përshkrimi që ia ka vënë videos krah Xhakës.
Theksojmë që Blero ka udhëtuar drejt Anglisë për të ndjekur nga afër lojën e përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/