Telegrafi

Blero dhe Fatlume Popovci publikojnë baladën e re “Plaga ime”

Ashtu siç ishte paralajmëruar, këngëtari Blero dhe këngëtarja Fatlume Popovci kanë publikuar këngën e tyre më të re me titull “Plaga ime”.

Kënga është punuar nga vet Blro, tekstin e saj e ka shkruar Fatmir Muja, gjersa për orkestrimin janë kujdesur Prygo, Astrit Stafaj dhe Faruk Drenica.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i është besuar produksionit Imagine Films.

Fatlume Popovci tani e tutje do të jetë nën menaxhimin e labelit “MishMash”, të cilin e udhëheq këngëtari Blero.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky i fundit, pritet që gjatë muajve në vazhdim të realizojë edhe disa projekte të reja, të cilat do të jenë gati për verë. /Telegrafi/