Telegrafi

Blero dhe Afrona me thumba dhe kundërpërgjigje për njëri-tjetrin?

Blero dhe Afrona (Foto: Norik Uka)

Këngëtari Blero dhe modelja e njohur Afrona Dika, muaj më parë përfunduan në titujt e shumë prej mediave rozë.

Kjo pasi thuhet se ish-çifti i dhanë fund martesës së tyre, ndonëse vet asnjëri prej tyre nuk u prononcuan lidhur me këtë çështje.

Mirëpo se dyshja kanë raporte të ftohura mes vete, këtë e dëshmon edhe fakti se ata nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Blero po bëhet me biznes të ri në Zvicër

Afrona së fundmi publikoi në InstaStory një thënie të shkurtër, e cila nga disa fansa u pa si një “thumb” i vogël për ish-bashkëshortin e saj.

“Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa gjëra pa lidhje ke humbur kohë”, kishte shkruar ajo në postimin e saj.

Foto: Blero/InstaStory

Ndërkohë, në anën tjetër edhe këngëtari i hitit “Fotografia” bëri një reagim pa adresë, por që la të kuptohet se mund të jetë një kundër-përgjigje për ata që hedhin kunja në drejtim të tij.

“Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”, shkroi Blero në InstaStory.

Foto: Blero/InstaStory

Këngëtari emri i vërtetë i së cilit është Blero Muharremi, thuhet gjithashtu se është duke nisur një biznes të ri në Zvicër, e që për rastësi është vendi ku është lindur dhe rritur Afrona – e cila gjatë martesës thuhet edhe sa ka qenë insistuese që çifti të zhvendoseshin atje. /Telegrafi/