Çifti i njohur i estradës, Blero dhe Afrona Dika, për muaj të tërë gjatë pandemisë u gjendën larg njëri-tjetrit.
Afrona ngeli në Zvicër për shkak se shteti bllokoi fluturimet duke pamundësuar ardhjen e saj, ndërsa Blero ndodhej i izoluar në Kosovë për muaj me radhë.
Tani çifti janë ribashkuar dhe thuajse kalojnë çdo çast pranë njëri-tjetrit.
Dyshja kanë bërë së fundmi të ditur për fansat e tyre se kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi.
Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa imazhe nga momentet e këndshme që po shijojnë së bashku.
Nga pamjet, Blero duket se ka vendosur që ta provojë një model të ri flokëve të lëshuara pak në pjesën e sipërme, të cilët i japin një pamje më ndryshe se e zakonshmja.
Çifti kanë zgjedhur si destinacion jugun e Shqipërisë, teksa në mungesë të angazhimeve të Bleros me koncerte gjatë sezonit veror, duket se po e shfrytëzojnë rastin për të kaluar sa më shumë kohë së bashku. /Telegrafi/