Telegrafi

Blero dhe Afrona shijojnë pushimet në Zvicër

Çifti i njohur i estradës, Blero dhe Afrona Dika janë ndër çiftet më të komentuar në media.

Së fundmi, ata kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë pushimi në një nga vendet më të vizituara të Evropës.

Dyshja në fjalë ndodhet në Zvicër, ndërsa këtë e kanë bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Në fotografi, çifti shfaqen mjaft të dashuruar pranë njëri-tjetrit, teksa buzëqeshja në portretet e tyre nuk mungon.

Përndryshe, Blero vazhdon të jetë i angazhuar edhe me projekte të shumta në muzikë, ndërsa ka sjell javën e kaluar bashkëpunimin e ri me Fatlume Popovcin, i cili është pritur mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/