Telegrafi

Blero dhe Afrona Dika shijojnë muajin e mjaltit në Hawai

Blero dhe Afrona Dika (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur i skenës tonë muzikore, Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, padyshim se ishin një nga çiftet më të përfolura gjatë këtij viti.

Dasma e tyre luksoze e organizuar në Shëngjin, më 21 shtator, mori vëmendjen e të gjithëve, duke u cilësuar si një nga më të veçantat nga VIP të realizuara deri më tani.

Kështu, artisti shqiptar dhe bashkëshortja e tij sot kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të filluar muajin e mjaltit.

Blero dhe Afrona shijojnë muajin e mjaltit në Hawaii (Foto: Instagram)

Dyshja kanë përzgjedhur të shijojnë bukuritë përrallore të Hawaii-t, të cilët po ashtu nuk kanë ngurruar që të ndajnë momente të veçanta me ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Blero pret me padurim të udhëtojë me Afronën në Hawai për muajin e mjaltit

Timbers Kauai Ocean Club and Residences titullohet hoteli luksoz që çifti kanë zgjedhur, e që siç shihet ka një kosto mjaft të lartë të qëndrimit, bazuar edhe në pamjen e tij të mahnitshme.

Përveç ceremonisë përrallore, Blero këtë vit ka qenë mjaft i përkushtuar edhe në karrierë, i cili solli albumin “6 copë jetë”, e së fundmi edhe katër bashkëpunime me emra të mëdhenj të estradës përfshirë, Sabri Fejzullahun, Kaltrina Selimin, Burak Vehapin dhe Leonora Jakupin. /Telegrafi/