Telegrafi

Blero dhe Afrona Dika festojnë gjashtë vjetorin e romancës së tyre

Foto: Instagram

Ata momentalisht janë një nga çiftet më të admiruara nga publiku shqiptar.

Fjala është për këngëtarin Blero Muharremi dhe blogeren Afrona Dika, të cilët vazhdojnë të jenë mjaft aktivë e të ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, çifti bënë të ditur përmes rrjeteve sociale se festojnë gjashtë vjetorin e romancës së tyre.

Blero (Foto: Instagram)

Ka qenë krijuesi i hitit “Për ty”, ai i cili ka ndarë një fotografi krah gruas së tij në InstaStory me ç’rast edhe ka treguar për kremtimin e përvjetorit.

“Urime 6 vjetori zemër”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Blero shkon në Zvicër te Afrona, habitet teksa sheh imazhin e gruas së tij në reklamat e tramvajit

Të njëjtit ndërkaq u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni luksoze në Shqipëri.

Kjo ndërkohë është martesa e dytë e Bleros, pasi më parë ishte i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. /Telegrafi/