Ata momentalisht janë një nga çiftet më të admiruara nga publiku shqiptar.
Fjala është për këngëtarin Blero Muharremi dhe blogeren Afrona Dika, të cilët vazhdojnë të jenë mjaft aktivë e të ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, çifti bënë të ditur përmes rrjeteve sociale se festojnë gjashtë vjetorin e romancës së tyre.
Ka qenë krijuesi i hitit “Për ty”, ai i cili ka ndarë një fotografi krah gruas së tij në InstaStory me ç’rast edhe ka treguar për kremtimin e përvjetorit.
“Urime 6 vjetori zemër”, ka shkruar ai.
Të njëjtit ndërkaq u martuan në shtator të vitit 2019 në një ceremoni luksoze në Shqipëri.
Kjo ndërkohë është martesa e dytë e Bleros, pasi më parë ishte i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. /Telegrafi/