Site icon Telegrafi

Blero i dërgon të gjitha lodrat e mbledhura nga Tara në dyqan për bamirësi te fëmijët e SOS Fshatrave

Foto: Blero/Instagram

Artistët nga Estrada Shqiptare mundohen gjithnjë që jenë shumë solidarë me të tjerët, dhe duket se dita-ditës po ia arrijnë këtij qëllimi.

Shpesh, këngëtarët ndërmarrin iniciativa të shumta për t’i ndihmuar ata që kanë nevojë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Diçka të tillë e ka bërë së fundmi edhe këngëtari Blero, i cili bashkë me vajzën e tij, Tarën, kanë marrë pjesë në inaugurimin e një dyqani lodrash në kryeqytet.

Atyre iu është mundësuar që në 60 sekonda, Tara aq sa do të ishte e zonja të mbledh lodra, të gjitha do të shkonin për bamirësi.

Foto: Blero/InstaStory

Ka qenë Blero ai i cili ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaq momentin teksa Tara dhe miku i saj, Oriku, mbledhin lodrat në dyqan.

“Jam krenar me ty Tara”, shkruan Blero në mbishkrimin e një tjetër fotografie.

Foto: Blero/InstaStory

Përndryshe, lodrat e mbledhura shkuan për bamirësi për fëmijët e SOS Fshatrave në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version