Site icon Telegrafi

Blero dedikm dashurie Afronës: Gjithçka në jetë ndodhë për një arsye dhe merr kuptimin e plotë, e ti je arsyeja

Foto: Blero/Instagram

Këngëtari Blero dhe modelja Afrona Dika janë ndër çiftet më të diskutuar në estradë.

Ata ka vite që janë bashkë, ndërsa janë fejuar në dhjetor të vitit 2016.

Çifti janë shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Ka qenë së fundmi Blero, ai i cili ka publikuar një fotografi të çiftit në Instagram, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e saj një dedikim dashurie për Afronën.

“Është fakt që jeta të qon në çudira dhe në rrugë të pa parashikushme, është fakt që jeta të zhgënjen dhe të shpërblen. Fakti që ti je gjysma ime më e mirë, më vërteton që gjithçka në jetë ndodhë për një arsye dhe merr kuptimin e plot. TI JE ARSYEJA”, janë fjalët e këngëtarit për të fejuarën e tij.

Përndryshe, sa i përket muzikës, Blero muajin e kaluar ka publikuar bashkëpunimin me Fatlume Popovcin, këngën “Plaga ime”, e cila është pritur mirë nga fansat e tyre.

Këngëtari është duke u përgatitur që edhe në muajt e nxehtë të verës të jetë sa më aktiv me projekte muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version