Site icon Telegrafi

Blero me dedikim emocionues për nënën në ditëlindjen e saj

Foto: Blero/Instagram

Këngëtari i njohur, Blero, është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, Blero ka kremtuar një ditë të veçantë, kjo pasi një nga personat më të shtrenjtë në jetën e tij, feston sot (e shtunë) ditëlindjen.

Bëhet fjalë për nënën e tij, së cilës këngëtari ia ka bërë një dedikim mjaft emocionues në rrjetet sociale.

“Urime ditëlindja nëna ime e dashur. Të gjitha urimet që i dëshiron ti për mua, unë lutem edhe ti t’i kesh 100 herë më shumë”, ka shkruar Blero, teksa ka publikuar një fotografi me nënën e tij në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version