Blero është njëri nga banorët e parë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Artisti shqiptar u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2, ndërsa po vazhdon të jetë më pasiv sa i përket lojës me banorët e tjerë.
Këngëtari i njohur ditën e sotme (e martë) ka bërë një premtim për konkurrentët e tjerë nëse e fiton çmimin e parë.
Ai thekson se do t’i ndajë nga dhjetë mijë euro për secilin konkurrent nëse është fitues i këtij reality shou.
Krijuesi i hitit “Fotografia” tha se ka fakte meqë gjithçka transmetohet live dhe se nuk po gënjen.
“Ka kamera, çfarë dëshiron më shumë, nuk po gënjej. Të gjithë nga dhjetë mijë euro. Një milion për qind”, u shpreh mes tjerash 45 vjeçari.
Blero ndryshe ka kohë që nuk ka qenë aktiv me ndonjë projekt të ri muzikor, ndonëse këtë kohë u përfol më shumë për jetën personale. /Telegrafi/