Telegrafi

Blero bëhet romantik, i dedikon një urim të veçantë Afronës për ditëlindje (Foto)

Modelja Afrona Dika feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 25-të.

Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Lexo po ashtu Blero e falënderon Neymarin që u largua prej Barcës (Foto)

Por urimin më special me dedikimin më emocionues, ia ka bërë i fejuari i saj, këngëtari i njohur i estradës, Blero.

Ky i fundit mbrëmë pas orës 00:00 ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në InstaStory, ku shfaqet në një darkë romantike pranë bukuroshes Dika.

“Të dëshiroj 125 vite lumturi dashuria ime. Dua të plakem me ty @afronadika, Te dua”, kanë qenë fjalët e këngëtarit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duket se për këtë datë, çifti ka caktuar përgatitjet për një festë sa më të veçantë.

“P.s nesër na pret një ditë shume e veçantë”, kishte shkruar më tej këngëtari Blero në fotografi. /Telegrafi/