Modelja Afrona Dika feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 25-të.
Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Por urimin më special me dedikimin më emocionues, ia ka bërë i fejuari i saj, këngëtari i njohur i estradës, Blero.
Ky i fundit mbrëmë pas orës 00:00 ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në InstaStory, ku shfaqet në një darkë romantike pranë bukuroshes Dika.
“Të dëshiroj 125 vite lumturi dashuria ime. Dua të plakem me ty @afronadika, Te dua”, kanë qenë fjalët e këngëtarit.
Duket se për këtë datë, çifti ka caktuar përgatitjet për një festë sa më të veçantë.
“P.s nesër na pret një ditë shume e veçantë”, kishte shkruar më tej këngëtari Blero në fotografi. /Telegrafi/