Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, është banori i parë i Big Brother VIP Kosova 2.
Artisti fillimisht u shfaq si DJ duke bërë muzikë, e më pas u mësua se do të futet në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
I njëjti premtoi spektakël dhe se do të dhurojë më të mirat nga vetja e tij në këtë format.
“Po hyj single shumë i dashuruar”, u shpreh ai në fillim gjë që bëri kuriozë të gjithë, e më pas edhe e zbërtheu fjalinë.
Ai e pranoi se është beqar dhe se në këtë shtëpi ka hyrë vetëm, e pse jo edhe ta gjejë dashurinë e re.
Krijuesi i hitit “Fotografia” ka parë në tërësi shtëpinë dhe ambientin e ngrohtë, në të cilin do të qëndrojnë. /Telegrafi/