Telegrafi

Blero aludon se Real Madridi mund ta kurdisë shortin e Ligës së Kampionëve (Foto)

Këngëtari kontravers shqiptar, Blero, është një nga artistët që më së shumti merret me sport.

Si një ish futbollist, ai ka një dashuri të madhe për futbollin.

Këtë nuk heziton ta tregojë edhe në rrjetet sociale, ku tash në rrjetin social Instagram, ka publikuar një fotografi ku shihet presidenti i Real Madridit, klubit të njohur spanjoll.

Blero si tifoz i Barcelonës kështu aludon se Real Madridi mund të kurdisë shortin, duke e shfaqur Perezin në telefon duke kërkuar Leicesterin si kundërshtar, klubin jo favorit anglez.

Fotomontazha tallëse e Bleros…

Natyrisht, kjo është vetëm një tallje e fundit e Bleros me tifozët e Real Madridit.

Këngëtari së fundmi e ka shitur kompaninë Elephant dhe tash është angazhuar në kompaninë e re themeluar sërish prej tij, MishMash Entertainment. /Telegrafi/