Këngëtari shqiptar, Blerim Muharremi, i njohur për publikun si Blero, gjatë kësaj kohe ka qenë më pasiv si në muzikë e po ashtu edhe në rrjetet sociale.
Në gjithë këtë ‘heshtje’, ai ka qenë duke punuar fuqishëm, pasi ka dhënë lajmin për fansat se në fund të këtij muaji po vjen me gjashtë projekte.
“30 qershor – gjashtë copë jetë, një gjysmë album me gjashtë projekte të reja, që do të përcillet me anën vizuale në formë seriali. Pritni për atë”, ka shkruar ai në Instagram.
Një prej projekteve që ka publikuar së fundmi është “S’ke jetë” në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Teuta Selimi.
Ndërkaq, tani nuk ka treguar detaje më të hollësishme rreth këtij albumi që po vjen për fansat e tij të shumtë.
Blero gjithashtu është në përgatitje të dasmës me modelen Afrona Dika, të cilët do e kurorëzojnë dashurinë e tyre në shtator të këtij viti. /Telegrafi/