Të enjten në shtëpinë më të famshme në Kosovë është organizuar darka e të nominuarve.
Banorët i janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme që i kanë bërë njëri-tjetrit disa në mënyrë anonime e disa në mënyrë të hapur.
“Pse nuk këndon ‘live’ në performanca?”, ka qenë pyetja që krijoi goxha tension në momentin që iu drejtua banorit të Big Brother VIP Kosova, Bleros – gjatë darkës së të nominuarve.
“Kur këndoj këngët e mia duhet një bend i tërë, një teknikë e jashtëzakonshme”, ka thënë ai pos tjerash.
Derisa e ka kritikuar Bucin për pyetjen e bërë, pasi që sipas Bleros, ai është në dijeni për ecurinë e prenotimeve në klubet e natës.
Sipas Bleros, ka shumë emra të mëdhenj që këndojnë vetëm ‘playback’ dhe paguhen shumë më shumë se artistët që këndojnë ‘live’.
Blero përndryshe është i nomunuar këtë javë bashkë me banorët: Linda Halimi, Alba Vukaj, Domenik, Ylli Dërvishi (Buci) dhe çifti Adri dhe Iliriani, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të premten. /Telegrafi/