Telegrafi

Blero me 30 qershor promovon albumin e ri

Blero (Foto: Instagram/blero)

Këngëtari shqiptar, Blerim Muharremi, siç njihet me emrin artistik Blero është duke punuar në albumin e ri. 

Këto projekte të këngëtarit pritet të publikohen në fund të këtij muaji, ku është bërë e ditur se do të shoqërohen me video në formë të serialit.

Së fundmi, Blero në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar një video derisa zbulon pak nga projektet e tij. “Së shpejti, 6 copë jetë”, ka shkruar ai krahas videos.

Kënga e fundit e lansuar nga Blero është “S’ke jetë”, në bashkëpunim me Teuta Selimin, projekt ky që në platformën YouTube ka kaluar mbi tre milionë shikime.

Kurse tani presim të shohim se çfarë ka përgatitur këngëtari i baladave për fansat e tij të shumtë.

Ai po ashtu është duke u përgatitur edhe për dasmën e tij me blogeren shqiptare, Afrona Dikën. /Telegrafi/