Site icon Telegrafi

Blerja e fundit e Barcelonës ngjall shumë dyshime – katalunasit nënshkruajnë me djalin e agjentit të Frenkie de Jong

Me Real Madridin që tashmë shpenzuar mbi 300 milionë euro këtë verë, Barcelona ende është në gjumë. 

Kjo pasi katalanasit e përfunduan kampionatin me 19 pikë përpara rivalëve të tyre.

Por Zinedine Zidane dhe Real Madridi ende nuk e kanë mbyllur me blerje këtë verë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Por si po reagon Barca? Epo, ata tashmë kanë bërë një lëvizje të madhe, duke nënshkruar me një nga lojtarët më të mirë të rinj në futbollin botëror që në janar.

Ata e kanë blerë për 74 milionë euro Frankie de Jongun nga Ajaxi.  Ka pasur shumë klube të mëdha evropiane të interesuara për De Jong, por Barca e fitoi garën.

Frenki De Jong me agjentin tij Ali Dursun

Por duket se edhe agjenti i holandezit De Jong, Ali Dursun, do të përfitojë nga kjo marrëveshje. Kjo pasi djali i tij, Mike van Beijnen, ka nënshkruar sot me klubin e Barcelonës. Jo ekipin A, por B.

A është marrëveshje e dyshimtë?

Kur e shikon se ku ka luajtur edhe duket. 20-vjeçari u refuzua nga Ajax U20, luajti vetëm disa miqësore për PSV U19, ndërsa ai luajti vetëm nëntë ndeshje për NAC Breda U 21.

E megjithatë, i biri i agjentit, Ali Dursun ka nënshkruar për Barcelonën me një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.

Van Beijen ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me Barcelonën duke e ka lënë NAC-in ku edhe ishte në fund të marrëveshjes.

Van Beijen  ka luajtur edhe te Willem II – ku ka luajtur edhe De Jong. Ishte Dursun zbuloi që e zbuloi atje talentin e De Jong.

Ai shkonte t’i shikonte ndeshjet e djalit të tij, ku e pa mesfushorin e talentuar De Jong që luante me grupmosha më të mëdha se sa ishte ai.

Vendimi për t’u bërë agjenti i tij jo vetëm që e bëri atë me miliona, por duket se edhe djali i tij ka fituar me një lëvizje te Barcelona.  /Telegrafi/

Exit mobile version