Ylli i ri i Bayern Munich, Renato Sanches, kur u ble ishte pothuajse lojtari më i shtrenjtë i blerë nga klubi në histori.
Portugezi u ble për 30 milionë funte (37 milionë euro), por në bazë të klauzolave të vendosura në kontratë çmimi i tij mund të ngjitet deri në 67 milionë funte.
Lojtari më i shtrenjtë i blerë në histori të Bayern Munich është Javi Martinez, që erdhi nga Athletico Bilbao për 33 milionë funte (40 milionë euro).
Sipas asaj që shkruan Bild, nëse lojtari zhvillon mbi 25 ndeshje në sezonin e tij të parë atëherë shtohen edhe pesë milionë euro tjera për Benfican.
Ndeshja e ardhshme ndaj Darmstadt 98 mund të jetë ndeshja e tij e 25-të deh çmimi i blerjes së tij do të ngjitej deri në 42 milionë euro.
Ai deri më tani ka luajtur 5 ndeshje si startues dhe 11 herë është futur në lojë nga banka rezervë.
Dy ndeshje i ka zhvilluar në Kupën e Gjermanisë dhe gjashtë herë është futur në lojë në Ligën e Kampionëve.
Kjo i bie 24 ndeshje në total.
Ai me një ndeshje do ta thyente edhe shifrën e blerjeve të Mario Gotze dhe Arturo Vidal, pasi të dy janë blerë nga 32 milionë funte.
Bayern për t’i mos lejuar humbjen e pesë milionë eurove duhet të rezistojë që të mos e futë në lojë lojtarin në ndeshjet e mbetura ndaj Darmstadt, RB Leipzig dhe Freiburg.
Benfica është me vesh kah Alianz Arena në pritje të 5 milionë eurove të tjera për talentin e saj, por a do t’ia dhurojë Bayern, mbetet të shihet. /Telegrafi/